Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Konkurs për punësimin sezonal të studentëve të UShAF në hotelet në Antalya, Turqi
- 1 Shkurt, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Mbështetur në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Agjencionit turk “AYT CARRER” – në Turqi dhe Agjencionit “Alba Berisha Consulting” – në Prishtinë, shpallet:
Periudha e punësimit sezonal zgjatë nga: 01 – 15 prill 2018, deri më 10 – 15 tetor 2018, në hotelet me 5 yje në Antalya të Turqisë.
Pozitat e hapura janë: recepsionist/e, mirëmbajtëse të hotelit, kamarier, skaiter, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, belboy.
Përvoja e punës për këto pozita nuk është e domosdoshme.
Njohja e gjuhëve të huaja: për pozitat (mirëmbajtëse, kamarier dhe belboy) është e domosdoshme një gjuhë e huaj, ndërsa për pozitën recepsionist/e është e nevojshme njohja e gjuhës angleze, gjermane dhe turke.
Gjatë periudhës së punësimit ofrohen këto shërbime falas:
- Bileta e udhëtimit kthyese;
- Akomodimi;
- Mëngjesi;
- Dreka;
- Darka;
- Sigurimi shëndetësor.
Shuma e pagesës ndryshon sipas pozitës , ndërsa pagesa bëhet në Lira Turke.
Minimumi i pagës mujore sipas Ligjit të Punës në Turqi është 1680TL – 350 € për muaj.
Informacione shtesë: Pas përzgjedhjes së studentit nga Hoteli, pagesa e vizës së punës (250 euro) kryhet nga pala (studenti).
Mënyra e pagesës bëhet përmes bankës.
Orari i punës: 6 ditë të javës do të punohet nga 8 orë në ditë, ndërsa 1 ditë do të jetë pushim.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni në Alba Berisha Consulting: 044557371, si dhe në numrin e UShAF: +381(0) 290 310 010.
Konkursi është i hapur nga data 01.02.2018 deri më 08.02.2018
Formën e CV-së e gjeni në në ueb-faqen e Universitetit dhe e dorëzoni në mënyrë elektronike në email-in: [email protected] dhe në kopje fizike në Zyren për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UShAF.
Shkarko Dokumentat për Aplikim
• TAYGA SHIRIN KOZHALIEVA
• AYT ANKETA Albaberisha
Vëmendje: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me procesin e aplikimit, përzgjedhjen e kandidatëve dhe për kohën e qëndrimit të studentëve në Turqi. Aplikimi dhe punësimi bëhet mbi baza vullnetare, ndërsa aranzhimi dhe përgjegjësia organizative bie mbi agjencionin turk “AYT CAREER” – Turqi dhe agjencionin “Alba Berisha Consulting” – Prishtinë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Orari i ligjëratave – Semestri dimëror për vitin akademik 2023/24 30 Shtator, 2023
- NJOFTIM 29 Shtator, 2023
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit 26 Shtator, 2023