Fakulteti i Menaxhmentit

Fakulteti i Menaxhmentit

 

Në kuadër të Fakulteti i Menaxhmentit ofrohet 2 Programe mësimore:

  1. Programi: “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” – niveli Baqelor (BSc), studimet në këtë program zgjasin 3 vite dhe mbahen vetëm për studime të rregullta. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive, dhe
  2. Programi: “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” në nivelin Master (MSc), studimet në këtë program zgjasin 2 vite dhe mbahen vetëm për studime të rregullta. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Në këto programe studentët inkurajohen të janë pjesë aktive e mësimit përmes diskutimeve interaktive dhe aktiviteteve grupore – duke aplikuar qasjen me studentin ne qendër, po ashtu studentet inkurajohen edhe për pune te pavarur studimore përmes realizmit te hulumtimeve ne fushat relevante të parapara me kurikulat e programit.

Programet u ofroin studentëve njohuri dhe shkathtësi adekuate për fushën e profesionit të tyre, si dhe një orientim ndërkombëtar. Ato u mundësojnë studentëve të zhvillojnë dhe përvetësojnë kompetenca menaxheriale, legjislative, financiare, të biznesit - ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe mundësi të mira për një karrierë fitimprurëse

Fakulteti i Menaxhmentit u siguron studentëve - staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë të nevojshme dhe pajisje moderne mësimore. Aspekti praktik i programit (varësisht nga plani i lëndës i paraqitur ne syllabus) fuqizohet përmes aktiviteteve mësimore - vizita praktike ne bashkëpunim me biznese dhe institucione vendore e ndërkombëtare.

.

Bejtush Sejda, student i vitit të tretë në programin Menaxhment Industrial:

Duke parë mundësitë e shumta që u janë dhënë të diplomuarve, si dhe atyre që po na ofrohen neve, përmes kontakteve me kompani të ndryshme gjatë realizimit të punës praktike, përmes studimeve semestrale jashtë vendit, përmes angazhimit në laboratoret moderne të Universitetit, mund të them se UShAF është vendi i duhur për të studiuar. E them këtë, edhe për faktin, se ky është viti i dytë që kam filluar të punoj si menaxher në një kompani.

Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF

LISTA E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR DHE JO TË PËRZGJEDHUR PËR ANGAZHIM NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDORE TË UNIVERSITETIT TË SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ (UShAF) SIPAS KONKURSIT NR. 1643/24, DATË 14.06.2024 This post is also available in: English

This post is also available in: English