Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
KËRKESA E KONFERENCËS SË REKTORËVE PËR VEPRIME URGJENTE DHE KONKRETE NDAJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT SHTETËROR PËR CILËSI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, DREJTUAR ORGANEVE KOMPETENTE PËR VENDIMMARRJE
- 22 Janar, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.01.2019, ku morën pjesë gjashtë (6) rektorë të Universiteteve Publike, shqyrtoi Njoftimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë rreth vendimeve të mbledhjes së datës 15 dhe 16 janar 2019, për tërheqjen e akreditimit dhe refuzimin për 42 programe studimore.
Konferenca e Rektorëve konstaton se:
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi;
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi profesionale me rastin e vlerësimit të fushave të programeve studimore, dhe
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë është i politizuar dhe vendimet e tij janë tendencioze. Këto vendime, ndërlidhen me politikën e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për mbylljen e universiteteve të reja publike.
Prandaj Konferenca e Rektorëve kërkon nga organet kompetente që deri më datë 28.01.2019, urgjentisht t’i ndërmarrë veprimet si në vijim:
- Shkarkimi i menjëhershëm i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
- Shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit për të gjitha programet që kanë qenë të akredituara.
Konferenca e Rektorëve, deri në marrjen e vendimeve të sipërshënuara nga organet kompetente, ndërpret të gjitha komunikimet me Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Nëse organet kompetente deri me datë 28.01.2019, nuk aprovojnë kërkesat e Konferencës së Rektorëve, atëherë nga data 29.01.2019, universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta deri në plotësimin e kërkesave si më sipër.
Klikoni këtu për të parë kërkesën zyrtare në versionin PDF.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Punëtori dyditore “Introduction to AI in Design and Arts” në UShAF 4 Dhjetor, 2025
- Rektori Bajraktari uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit 27 Nëntor, 2025
- L A J M Ë R I M 27 Nëntor, 2025