Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
KËRKESA E KONFERENCËS SË REKTORËVE PËR VEPRIME URGJENTE DHE KONKRETE NDAJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT SHTETËROR PËR CILËSI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, DREJTUAR ORGANEVE KOMPETENTE PËR VENDIMMARRJE
- 22 Janar, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.01.2019, ku morën pjesë gjashtë (6) rektorë të Universiteteve Publike, shqyrtoi Njoftimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë rreth vendimeve të mbledhjes së datës 15 dhe 16 janar 2019, për tërheqjen e akreditimit dhe refuzimin për 42 programe studimore.
Konferenca e Rektorëve konstaton se:
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi;
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi profesionale me rastin e vlerësimit të fushave të programeve studimore, dhe
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë është i politizuar dhe vendimet e tij janë tendencioze. Këto vendime, ndërlidhen me politikën e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për mbylljen e universiteteve të reja publike.
Prandaj Konferenca e Rektorëve kërkon nga organet kompetente që deri më datë 28.01.2019, urgjentisht t’i ndërmarrë veprimet si në vijim:
- Shkarkimi i menjëhershëm i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
- Shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit për të gjitha programet që kanë qenë të akredituara.
Konferenca e Rektorëve, deri në marrjen e vendimeve të sipërshënuara nga organet kompetente, ndërpret të gjitha komunikimet me Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Nëse organet kompetente deri me datë 28.01.2019, nuk aprovojnë kërkesat e Konferencës së Rektorëve, atëherë nga data 29.01.2019, universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta deri në plotësimin e kërkesave si më sipër.
Klikoni këtu për të parë kërkesën zyrtare në versionin PDF.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij 13 Nëntor, 2026
- DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE 13 Nëntor, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Nëntor, 2026