Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Vizitë studimore e studentëve të UShAF në qytetin e Pejës
- 22 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në kuadër të javës praktike studentët e fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dheTeknologjisë së Drurit, të udhëhequr nga profesorët e tyre, z. Rrahim Sejdiu dhe z. Kushtrim Cukaj, realizuan një vizitë ditore nëpër objekte me rëndësi kulturore dhe historike në komunën e Pejës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte realizimi i mësimit praktik të studentëve në kuadër të lëndës “Historia e Arkitekturës së Interierit”.
Gjatë kësaj vizite studentët patën rastin të vizitojnë objekte prodhuese dhe të banimit me vlera të mëdha historike dhe kulturore. U vizitua Kompleksi “Haxhi Zeka”, ku studentët u njoftuan me historikun e Mullirit, si dhe konstruksionet e tij të drurit. Pastaj u vizitua “Qarshia e Pejës”, me ç’rast informacionet për këto objekte i dha drejtori i Zhvillimit ekonomik, z. Artan Gashi dhe drejtori i Shërbimeve publike, z. Ukë Selimi.
Po ashtu, u vizitua edhe Muzeu Etnologjik, ku studentët patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga drejtoresha, znj. Besa Berisha, e cila informoi për historinë e mobileve dhe interierin i cili është aplikuar në këtë rajon të Kosovës. Për vlerat arkeologjike studentët u noftuan nga arkeologu, z. Sefer Lajqi. Gjithashtu për rëndësinë e kullave nëpër dekada të ndryshme historike si dhe trashëgiminë kulturorte me studentë mbajti ligjëratë, z. Avdyl Hoxha – drejtor i Institutit Arkeologjik.
Studentët vizitën e përmbyllen në shijimin e bukurive natyrore të Drinit të Bardhë.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English


