Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF tashmë është Universitet i pavarur
- 19 Shtator, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) tashmë është pavarësuar zyrtarisht nga Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit që rregullon të gjitha çështjet e shkëputjes përfundimtare nga ky Universitet.
Memorandumi i nënshkruar nga ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, rektori i UShAF-it, z. Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema, rregullon çështjen e lëvizjes së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Universitetit.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit, ministri Bajrami tha se tani ka ardhur koha që universiteti më i ri publik në Kosovë të konsolidohet dhe të pavarësohet, në mënyrë që të marrë të gjitha përgjegjësitë në aspektin akademik, menaxheriale dhe atë financiar.
Rektori i UShAF, Prof.Dr. Agron Bajraktari tha se është shumë i rëndësishëm ky Memorandum, sepse hapë rrugën drejt zhvillimit të Universitetit.
Rektori Bajraktari tha se megjithatë, si universitet i ri dhe i vetmi i profilizuar në vend, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, në mënyrë që të nxjerrë kuadra të përgatitura mirë për tregun e punës dhe të bëhet lider në rajon e më gjerë për profilet që ofron.
Ndërsa, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema theksoi gatishmërinë që ky universitet të ndihmojë edhe më tutje UShAF-in gjatë konsolidimit të tij, sidomos në plotësimin e nevojave me staf akademik.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ejani të takoni universitetet franceze në Institutin Francez të Kosovës më 23 nëntor! 18 Nëntor, 2026
- Hajrullah Çeku dhe Afrim Loku kërcënojnë Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj: nëse nuk pranohet Afrim Loku, do të ndalen fondet dhe do të bllokohet akreditimi i programeve! 17 Nëntor, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit 16 Nëntor, 2026

