Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF pjesëmarrës në edicionin e dytë të Konventës së Industrisë së Drurit
- 6 Dhjetor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari bashkë me një grup të studentëve të këtij Universiteti, kanë marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit me temë “Fuqizimi i Eksportit, Inovacioni dhe Dizajni”.
Në hapjen e Konventës morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, drejtori i USAID-it për Kosovë, z. James Hope dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizatave dhe bizneseve.
Me këtë rast, rektori Bajraktari ka mbajtur një prezantim, ku ka folur për bashkëpunimin me sektorin privat, rëndësinë e Bordit Industrial të Universitetit dhe zhvillimin e kurrikulës në bashkëpunim me sektorin privat.
Rektori Bajraktari tha se si Universiteti më i ri dhe i vetmi i shkencave të aplikuara në Kosovë për dallim me universitetet tjera publike ka një bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, i cili është pjesë e Universitetit përmes Bordit Industrial. Sipas tij suksesi i Universitetit është i përbashkët me këtë Bord. Po ashtu, rektori foli për programet, stafin, sigurimin e cilësis, etj.
Përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në Konventë, z. Bujar Baliu nga Kompania “Anb Baliu” dhe z. Nexhmedin Sadiku nga kompania “Daqa”, në Ferizaj, u shprehën të kënaqur me punën e studentëve të UShAF që po prezantohen në ekspozitën që është pjesë e Konventës.
Ata theksuan se studentë të tillë të përgatitur mirë dhe kreativ, janë një shpresë e madhe për të ardhmen e tregut të përpunimit të drurit në Kosovë.
Edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit është organizuar nga Shoqata e Përpunimit të Drurit të Kosovës (SHPDK), USAID-i në partneritet me SIDA-n, Projekti i financuar nga BE – ICEP, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Ndër aktivitetet e shumta që do të mbahen gjatë dy ditëve sa zgjatë Konventa, edhe studentët do të kenë mundësi që të ekspozojnë dizajnet e tyre të mobilerisë si pjesë e Garës Studentore të Dizajnit, ku do të ndahen edhe çmime.
Studentët e UShAF të cilët po prezantojnë punimet e tyre në Konventë janë: Arlind Ramadani, Shkurte Xhemajli, Rinidon Bislimi, Andi Ejupi, Bardhyl Gashi, Agon Demiri, Rijad Shaljani, Miranda Hashani, Blerta Sylejmani, Besa Lika dhe Fjona Zejnullahu.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Orari i ligjëratave – Semestri dimëror për vitin akademik 2024/25 11 Tetor, 2024
- Gara studentore për Dizajn 11 Tetor, 2024
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e Shkencës për Procesin e Berlinit, në Gjermani. 3 Tetor, 2024
This post is also available in: English