Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi” për punën praktike të studentëve
- 30 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Fërizaj (UShAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi”, në Rahovec, e cila është njëra ndër Kompanitë udhëheqëse në vend për prodhimin dhe tregëtimin e materialeve ndërtimore dhe izoluese.
Qëllimi i Marrëveshjes është që t’iu mundësoj studentëve që të realizojnë pjesën praktike në këtë kompani, por edhe të zhvillojnë temat e diplomës. Po ashtu, edhe Kompania do të përfitoj nga kjo Marrëveshje sepse studentët dhe profesorët do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të Kompanisë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari u shpreh i kënaqur që UShAF po vazhdon me traditën e marrëveshjeve me biznese vendore dhe falënderoi kompaninë “Fetoshi” që pranoi të ndihmoj studentët e UShAF në përgatitjen e tyre profesionale.
Ndërsa, drejtori menaxhues i Kompanisë “Fetoshi”, z. Nexhmedin Fetoshi u shpreh i kënaqur që edhe kjo Kompani do të jetë pjesë e Universitetit duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English


