Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën “Enrad”
- 20 Janar, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), po vazhdon të sigurojë mundësi të reja për nxjerrjen e kuadrove sa më të përgatitura për tregun e punës, duke bashkëpunuar ngushtë me bizneset kosovare. Në këtë drejtim, u.d. i rektorit, z. Agron Bajraktari ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën për prodhimin e radiatorëve dhe kaldajave, si dhe pajisjeve tjera termoteknike “ Enrad“ në Gjilan.
Me këtë rast, z. Bajraktari u shpreh i kënaqur që për studentët e UShAF po krijohen çdo ditë kushte më të mira, në mënyrë që ata të jenë të zotët në profesionin e tyre. “Universiteti më i ri publik është pritur shumë mirë nga komuniteti, e veçanërisht nga komuniteti i biznesit, i cili nuk po heziton fare që të bëhet pjesë e Universitetit për të siguruar cilësi në këtë nivel të arsimit”, tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin e mirë me kompanitë, z. Bajraktari theksoi se kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara dhe për ta furnizuar tregun me kuadro të përgatitura në shkencat e aplikuara, e që për rezultat do të ketë edhe ekonomi më të zhvilluar dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, drejtori menaxherial i Fabrikës “ Enrad”, z. Fatmir Rexhepi, u shpreh i kënaqur që do të ketë mundësinë që të bashkëpunojë me studentët dhe profesorët e UShAF dhe të shkëmbëjë përvojat me ta, duke qenë se kjo Fabrikë është një ndër prodhuesit kryesor të radiatorëve panel dhe gypor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, dhe produktet e veta i eksporton në shumë vende të Evropës.
Marrëveshja, përveç që krijon mundësinë për punën praktike të studentëve, vë në dispoziocion edhe kuadrin akademik të Universitetit, për zgjidhjen e problemeve praktike dhe shkencore që mund të ketë Fabrika “Enrad”.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ejani të takoni universitetet franceze në Institutin Francez të Kosovës më 23 nëntor! 18 Nëntor, 2026
- Hajrullah Çeku dhe Afrim Loku kërcënojnë Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj: nëse nuk pranohet Afrim Loku, do të ndalen fondet dhe do të bllokohet akreditimi i programeve! 17 Nëntor, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit 16 Nëntor, 2026



