Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën e Mobileve ‘’Bliri-Mob’’ në Ferizaj
- 13 Prill, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), vazhdon të sigurojë mundësi të reja për nxjerrjen e kuadrove për tregun e punës, duke bashkëpunuar me bizneset kosovare. Në këtë drejtim, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën e Mobileve ‘’Bliri-Mob’’ në Ferizaj.
Me këtë rast, rektori Bajraktari u shpreh i kënaqur që për studentët e UShAF po krijohen çdo ditë kushte më të mira për aftësim praktik – profesional dhe bashkëpunim reciprok. Po ashtu, rektori njoftoj se tani e tutje përfaqësuesi i kompanisë do të jetë anëtar i Bordit Industrial të UShAF dhe do të involvohet në proceset e hartimit të plan-programeve sipas kërkesave të tregut, sepse sipas tij interesi do të jetë i dyanshëm.
Ndërsa, drejtori gjeneral i Fabrikës së Mobileve, z. Rrahim Sejdiu, u shpreh i kënaqur që do të ketë mundësinë që të bashkëpunojë me studentët dhe profesorët e UShAF dhe të shkëmbëjë përvojat me ta. Po ashtu, premtoj se së shpejti një student i UShAF do të punësohet në Fabrikën të cilën e përfaqëson ai.
Kompania përveç që krijon mundësinë për punën praktike të studentëve, do të ketë në dispozicion kuadrin akademik të Universitetit, për zgjidhjen e problemeve praktike dhe shkencore që mund të ketë ajo.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Janar, 2026




