Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF lidh Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për veprimtari Hoteliere “Natural”
- 19 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Pas shumë Marrëveshjeve të bëra me institucione dhe biznese vendore dhe ndërkombëtare, sot rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për veprimtari hoteliere “Natural” në Ferizaj.
Rektori Bajraktari u shpreh i kënaqur që UShAF po vazhdon të krijoj marrëveshje të reja dhe se këto marrëveshje janë të dobishme për studentët e gjithashtu edhe për kompanitë. Po ashtu, ai theksoi se Universiteti ka nevojë për ndihmën e bizneseve për zhvillimin e tij. Sipas tij edhe bizneset përfitojnë sepse Universiteti ka profesorë të pregatitur mirë dhe studentë të cilët do t’iu ndihmojnë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
Ndërsa, menaxheri gjeneral i Ndërmarrjes “Natural”, z. Mexhid Bajrami, po ashtu u shpreh i kënaqur që edhe kjo ndërmarrje do të ketë mundësinë të punoj me studentët e UShAF dhe të kontribuoj në aftësimin profesional të tyre.
Kjo Marrëveshje ka për qëllim realizimin e pjesës praktike të studentëve të Universitetit në këtë Ndërmarrje. Po ashtu, Marrëveshja iu mundëson studentëve zhvillimin e temave të diplomës, duke krijuar mundësinë që krahas udhëheqjes teorike/shkencore, të kenë edhe udhëheqjen e pjesës praktike të diplomës, ndërsa Ndërmarrja do të përfitoj nga angazhimi i stafit të UShAf në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lajmërim 14 Tetor, 2024
- Njoftim për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 13 Tetor, 2024
- Orari i ligjëratave – Semestri dimëror për vitin akademik 2024/25 11 Tetor, 2024
This post is also available in: English