Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF dhe përfaqësuesit e Industrisë së Drurit, së bashku në hartimin e kurrikulës së programit mësimorë “Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri”
- 27 Prill, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj priti sot përfaqësuesit e bizneseve të Industrisë së Drurit të regjionit të Ferizajt dhe më gjerë. Në këtë takim u bë rishikimi i kurrikulës së programit të ri mësimor “Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri”, i cili akutualisht gjendet në procesin e akreditimit.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i njoftoi të pranishmit me historikun e shkurtër të Institucionit si dhe sfidat dhe të arriturat e tij. Gjithashtu i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe shprehi dëshirën që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmën.
“Duke e parë nevojën e madhe të bizneseve për kuadro profesionale, ne vendosëm që të hapim edhe një program të ri mësimor që ka të bëjë me Industrinë e Drurit, i cili do të plotësoj nevojat e kërkuara në tregun tonë. “Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri”, do të jetë programi i dytë për lëminë e Industrisë së Drurit që do të hapet këtë vit akademik”.
Rektori përmendi edhe faktin se studentët e UShAF tani më gjinden gjithkund në tregun kosovarë dhe shumë prej tyre të punësuar me kërkesën e bizneseve, si mjaftë të pregatitur profesionalisht.
Po ashtu, rektori Bajraktari shprehu kënaqësinë për pjesëmarrje masive dhe interes të jashtëzakonshëm të subjekteve ekonomike në frymën e bashkëpunimit reciprok, e cila favorizon dobinë e dy anshme të UShAF dhe subjekteve ekonomike. Sipas tij sygjerimet e përfaqësuesëve ishin të mirëseardhura dhe ndihmesë në hartimin e kurrikulës, e cila do të ndikon në përgatitjen e kuadrove të institucionit tonë dhe do të jenë të dobishëm për të gjitha subjektet ekonomike të kësaj lëmie.
Përfaqësuesit e bizneseve u ndanë të kënaqur nga ky takim dhe falënderuan Rektorin për mundësinë e dhënë që të kontribojnë në përgatitjen e kuadrove cilësore nga të cilët do të jenë përfitues në të ardhmen.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


