THIRRJE: PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONIM TË PUNËS HULUMTUESE

 

Të drejtë aplikimi kanë i gjithë stafi akademik i rregullt në UShAF i cili ka publikuar tërësisht ose një pjesë të konsiderueshme të rezultateve të hulumtimit në revistat shkencore të indeksuara në platformat:

  • Clarivate Analytics-Web of Science (SCIE, SSCI, AHCI),
  • Scopus

Botimi i veprimtarive shkencore në revista apo shtëpi botuese të dyshimta nuk do të rimbursohen nga USHAF.

Do të merren në konsideratë vetëm punimet e publikuara dhe të indeksuara pas thirrjes së fundit për subvencionim nga ana e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Kërkesa për subvencionim të punës hulumtuese protokollohet në administratën qëndrore të universitetit dhe dorëzohet në zyrën për mbështetje të kërkimeve shkencore brenda afateve të parapara në thirrje.

Kërkesën për mbulimin e shpenzimeve financiare për publikime shkencore në platformat e lartpërmendura duhet ti bashkëngjiten dokumentet si në vijim:

  • Deklarata etike
  • Formulari i kërkesës për financim të publikimit shkencor (shtojca 1) (ne forme fizike dhe elektronike)
  • Kopje e punimit te publikuar,
  • Dëshmia e pagesës (transferit),
  • Screenshoot te dëshmisë se punimit i cili është i indeksuar ne Scopus.

Kërkesën për mbulimin e shpenzimeve financiare për pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare, simpoziume, kongrese, punëtori apo forume shkencore ndërkombëtare duhet ti bashkëngjiten dokumentet si në vijim:

  • Deklarata etike
  • Formulari i kërkesës për financim të pjesëmarrjes ne konferenca shkencore ndërkombëtar, simpoziume, kongrese, punëtori apo forume shkencore ndërkombëtare (shtojca 2) (ne forme fizike dhe elektronike),
  • Programi i konferencës/simpozium/kongres, punëtori apo forum shkencor me agjendë në të cilën figuron titulli i punimit dhe emri i autorit
  • Abstrakti apo punimi i prezantuar
  • Certifikata e pjesëmarrjes apo dëshmi tjera te pjesëmarrjes (foto te prezentimit, video te prezantimit etj)
  • Dëshmia e pagesës (transferit).

Aplikimi bëhet nga data 03.06.2025 deri me datë 15.11.2025 ne ora 16:00. Nuk do te merren parasysh projektet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.

 

Thirrja per aplikim per subvencionim te punes hulumtuese_

Deklarata etike

Shtojca (Formulari) 1

Shtojca (Formulari) 2