Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
U shënua Dita Ndërkombëtare e Sporteve Universitare
- 21 Shtator, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Për herë të parë në Kosovë, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUK), e mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ka shënuar 20 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare.
Me këtë rast, në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, u organizua një ceremoni për shënimin e kësaj dite, ku morën pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Komiteti Olimpik dhe Federata e Sporteve Universitare të Shqipërisë.
Në këtë ceremoni u theksua fakti se FSUK u formua në mars të këtij viti, ndërsa në gusht u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU). Po ashtu, u kërkua mbështetje nga Qeveria, në mënyrë që rinia studentore të vetëdijësohet dhe të merret edhe me sport.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është anëtar i FSUK, ndërsa rektori i këtij Universiteti, z. Agron Bajraktari është edhe nënkryetar i kësaj Federate të përbërë nga institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat të Kosovës.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English

