Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Thirrje për Aplikime për bursë një semestrale nga Programi global i shkëmbimit të programeve universitare 2019-2020 (Global UGRAD)
- 20 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) është program i sponsorizuar nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, e cila jep bursa për studentë te nivelit universitar në 55 vende të botës (përfshirë edhe Kosovën). Kjo bursë financohet plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA–së.
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
- Mbi 18 vjeç;
- Shtetas kosovar, aktualisht rezident në këtë shtet;
- Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD;
- I regjistruar si student në cilindo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD (Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës);
- Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2019 ose Janar 2020 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data);
- Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program;
- Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit.
JO TË KUALIFIKUESHËM
Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD
- Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara;
- Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre;
- Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës.
FUSHAT E STUDIMIT
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.
UDHËZIME PËR APLIKIMIN
Aplikimi i plotë duhet të përmbajë:
- Aplikimin;
- Një ese;
- Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit;
- Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara);
- Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.;
- Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit.
Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
Aplikimet për Programin Global UGRAD 2019-2020 do të jenë të hapura nga data 1 nëntor 2018 deri më 31 dhjetor 2018 në orën 17:00, nëpërmjet një sistemi të aplikimit qendror të menaxhuar nga World Learning. Për informacione rreth aplikimit dhe udhëzime, ju lutemi vizitoni https://www.worldlearning.org/program/global-undergraduate-exchange-program/ (Global UGRAD website)
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij 13 Nëntor, 2026
- DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE 13 Nëntor, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Nëntor, 2026