Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentja e UShAF Lorita Rama po qëndron në Rijekë të Kroacisë
- 19 Qershor, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentja e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Lorita Rama, e cila është edhe anëtare e Unionit të Studentëve të Kosovës, bashkë me një delegacion nga ky Union, po qëndron në Rijekë të Kroacisë.
Kjo vizitë po realizohet si pjesë e bashkëpunimit mes Unionit të Studentëve të Kosovës dhe Unionit të Studentëve të Kroacisë, ndërsa vizita ka për qëllim diskutimin e mundësive për projekte të përbashkëta në funksion të thellimit të bashkëpunimit për avancimin e pozitës së studentëve.
Ndër të tjera, gjatë takimeve është biseduar për mbështetjen që mund të japin përfaqësuesit e studentëve kroat për organizimin e Konventës Evropiane Studentore, e cila së shpejti do të organizohet nga Unioni i Studentëve të Kosovës dhe është një organizim i pari i këtij lloji.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Refik Havolli, Pronari i Kompanisë “Passable” mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF 27 Prill, 2024
- Hapet thirrje për aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIV / Programi i BE-së për bursa post-diplomike 26 Prill, 2024
- “Kosova United States Alumni – KUSA” mbështetë studentët e UShAF përmes projektit “BashkëPunojmë” 24 Prill, 2024