Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e UShAF u mblodhën në sheshin e Ferizajt për t’i dal në ndihmë Muhamed Bullakut
- 4 Prill, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mblodhën sot në sheshin “Adem Jashari”, në Ferizaj për të ndihmur për shërim fëmiun 3 vjeçar- Muhamed Bullaku nga Klina, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë, dëmtimi i trurit të majtë, probleme me zemër dhe me veshkën e majt.
Studentët përgjatë gjithë ditës së sotme qëndruan në Shesh duke shitur piktura të punuara nga vet ata, si dhe ushqime e aksesorë të ndryshëm në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë të holla për të ia dërguar familjes së Muhamedit.
Studentëve në shesh iu bashkëngjit edhe Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari së bashku me stafin e Universitetit.
Rektori e cilësoi këtë iniciativë të studentëve si një akt human nga ana e tyre dhe u shpreh i kënaqur që studentët po i dalin në ndihmë Muhamedit të vogël. Po ashtu, Rektori uroi që vogëlushi të shërohet sa më shpejtë dhe të vazhdoj jetën pa probleme shëndetësore.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026











