Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e UShAF realizuan vizitë studimore në qytetin e Shkupit
- 19 Prill, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, realizuan një vizitë studimore në qytetin e Shkupit, me ç’rast vizituan Panairin e Makinave CNC të organizuar nga Yugoimpex.
Në Panair, studentët patën rastin që të njoftohen me të arriturat më të reja të teknologjisë së makinave CNC, të cilat i ofrojnë kompanitë e ndryshme evropiane, si dhe u njoftuan nga mësimdhënësit e këtij Fakuklteti, Prof. Muhamet Ymeri dhe Prof. Bujar Jashari, për të rejat dhe zhvillimet e fundit të këtyre makinave.
Gjatë kësaj vizite studimore, studentët vizituan edhe qendrën e këtij qyteti, me ç’rast ndëgjuan një ligjëratë nga mësimdhënësja e tyre, Prof. Lejla Ibrahimi, e cila u foli për materialet në dizajn dhe arkitekturë. Ligjërata u zhvillua tek “Ura e Gurit”, e cila është simbol i qytetit të Shkupit dhe gjithashtu e lidh qytetin e vjetër me sheshin. Sheshi ka një arkitekturë të re dhe shumë skulptura të ndryshme.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Rektori Bajraktari dhe prorektorët Salihu e Cukaj përfaqësojnë UShAF-in në Samitin E³UDRES² 2026 në Letoni 22 Tetor, 2026
- Këshilli Drejtues i UShAF pezullon nga pozita kryesuesin Ramadan Beqiri dhe zëvendëskryesuesin Ilmi Reçica 20 Tetor, 2026
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF kontribuojnë në promovimin e ekonomisë qarkore në EXPO 2026 16 Tetor, 2026
























