Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e të Inxhinierisë Industriale me Informatikë në punë praktike në Fabrikën ‘’IMK’’ në Ferizaj
- 30 Prill, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studenët e Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë, së bashku me dekanin Fatmir Çerkini realizuan mësimin praktik në Fabrikën për prodhimin e tubave dhe profileve të çelikta me saldim ‘’IMK’’, në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan me procesin e prodhimit të tubave të çelikut me saldim spiral, gjithashtu patën rastin të vizitojnë edhe repartin e ri modern të konstruksioneve metalike dhe profileve të salduara, ku u njoftuan për së afërmi me linjat e prodhimit dhe proceseve më të reja teknologjike të kësaj Fabrike.
Fabrika ‘’IMK’’, në Ferizaj është e specializuar në prodhiminb e tubave me tegel dhe e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, po ashtu është njëra ndër prodhuesit kryesorë të tubave në rajon me prodhimin e tubave të çelikut me tegel, në harmoni të plotë me standardet internacionale për prodhim dhe kontrollë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.




