Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentë e UShAF në Panairin Shtëpiak Profesional “PRO EXPO
- 7 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të shoqëruar nga profesori i tyre Florit Hoxha, morën pjesë në Panairin Shtëpiak “PRO EXPO’’ në Prishtinë.
Studentët në këtë panair patën mundësinë që të njohin më të rejat e tregut të punës, si dhe të shohin për së afërmi produktet e kompanive me renome botërore, si: Blum, Inoxa, Herz, Franke, Flex, etj.
Për Kompanitë ekspozuese dhe produktet e tyre në këtë panair, studentët patën prezantim nga pronarja e kompanisë PROKUALITET, znj. Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e kompanisë, znj. Besmira Avdiu.
Panairi “PRO EXPO” është i pari i këtij lloji në Kosovë, i organizuar nga kompania PROKUALITET dhe ka për qëllim bashkimin e të gjithë menaxherëve të Fabrikave evropiane ekspozuese dhe krijimin e mundësisë së bashkëpunimit në mes të prodhuesëve vendor dhe atyre të huaj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.









