Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rezultatet preliminare të provimit pranues për vitin akademik 2019/2020
- 21 Shtator, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sipas konkursit për vitin akademik 2019/2020 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 25.09.2019 , 26.09.2019 dhe 27.09.2019 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit
- Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
- Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e parë e kanë falas.
- Pagesa për semestër për studentët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mun t’a bëjnë me datën 30.09.2019. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.
Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 23.09.2019 nga ora 09.00 deri 16.00 online përmes Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU) dhe ankesa dërzohet në Zyrën e Administratës Qendrore.
– Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobileve
– Dizajni Grafik dhe Multimedia
– Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
– Inxhinieri Industriale me Informatikë
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Hapet thirrje për aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIV / Programi i BE-së për bursa post-diplomike 26 Prill, 2024
- “Kosova United States Alumni – KUSA” mbështetë studentët e UShAF përmes projektit “BashkëPunojmë” 24 Prill, 2024
- Studentët e UShAF vizitojnë shtëpinë e të moshuarve ‘’Jetimat e Ballkanit’’ 23 Prill, 2024