Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rezultatet preliminare në afatin plotësues të provimit pranues për vitin akademik 2018/2019
- 24 Shtator, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2018/2019 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 28.09.2018 dhe 29.09.2018 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit
- Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
- Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e parë e kanë falas.
- Pagesa për semestër për studentët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mun t’a bëjnë me datën 02.10.2018. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.
Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 25.09.2018 dhe 26.09.2018 nga ora 09.00 deri 16.00 në Zyrën e Administratës Qendrore.
Në linqet e mëposhtme, duke klikuar mbi to, do të gjeni rezultatet e provimit pranues për vitin akademik 2018/2019. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar kandidatët.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.