Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit
- 28 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe festave tjera të këtij muaji të rëndësishëm të historisë sonë, uroj studentët, mësimdhënësit dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, si dhe shqiptarët kudo që jetojnë!
Ky muaj plot ngjarje të rëndësishme të përpjekjeve të mëdha për liri dhe shtetësi duhet të jetë motivi ynë i përhershëm për të punuar me përkushtim për të zhvilluar universitetet tona, shtetin tonë! Ky është misioni i shekullit të ri dhe ky është nderi më i madh që ia bëjmë atdheut, për të cilin nëpër vite ranë luftëtarë të panumërt në fushën e nderit!
Urime Dita e Flamurit!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.