Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i USHAF, Agron Bajraktari uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit
- 27 Nëntor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Çdokush që i kthehet historisë së Nëntorit, këtij muaji të shenjtë për shqiptarët, e sheh se historia jonë është e mbushur me shembuj të shkëlqyeshëm të atdhedashurisë.
28 Nëntori na sjellë frymën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari.
Pra, data 28 Nëntor është ditë që na i kujton heronjtë, betejat e lavdishme ndër shekuj, dashurinë për tokën tonë, përpjekjet e mëdha për lirinë, krenarinë e fisnikërinë shqiptare…Na e kujton se kombi, gjuha e flamuri janë vet ekzistenca jonë!
Në këtë ditë, ju uroj me fjalët e të madhit Ismail Qemaili: “Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë”.
Urime 28 Nëntori!
Me respekt,
Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF hap afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master 8 Shtator, 2026
- UShAF në mbështetje të Marshit për Liri – Kosova nuk i harron çlirimtarët 7 Shtator, 2026
- NJ O F T I M 7 Shtator, 2026