Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari priti përfaqësuesit e projektit “Euforia”
- 15 Dhjetor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Faculty of Management Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2016/12/15418332_1137169983065750_6024082354930080683_o-840x430.jpg)
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot përfaqësuesit e projektit “Euforia”: Koordinatorin e këtij projekti, z. Iraj Hashi dhe Menaxheren e projektit, znj. Jenny Herbert.
Rektori Bajraktari i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e UShAF, fakultetet dhe programet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit, numrin e studentëve dhe nevojën për bashkëpunim me vendet e tjera. Rektori foli edhe për sfidat gjatë punës dhe përpjekjet e mëdha për zhvillimin e universitetit më të ri publik.
Ndër të tjera, rektori Bajraktari përmendi edhe faktin se Ferizaj është qyteti që ka primatin e përpunimit të drurit, ngase më parë ekzistonte Kombinati i Drurit prej të cilit filluan një mori subjekte ekonomike me ushtrimin e veprimtarisë të përpunmimit të drurit. Po ashtu, ai theksoi se, në Ferizaj kemi edhe industrinë e përpunimit të masave plastike, si “Ferplast”, që është e njohur edhe në rajon dhe më gjerë.
Zyrtarët e Projektit “Euforia” u ndanë të kënaqur nga ky takim dhe vizita që i bënë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Projekti Euforia ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëmin prodhuese – industriale.
Ky projekt ka për qëllim të krijojë dhe të zhvillojë lidhjet ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve për të avancuar mësimdhënien dhe mësimnxënien, për të përmirësuar kurrikulat në përputhje me nevojat e ndërmarrjeve dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Ky projekt është i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili përfshinë 16 partnerë, prej të cilëve 4 janë Universitetet Publike të Kosovës, si dhe Kolegji RIINVEST, ndërsa 5 janë universitete evropiane me renome.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024