Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari priti në takim Parlamentin Studentor të UShAF
- 1 Dhjetor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Rektori i Universitit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti në takim përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UShAF, të prirë nga kryetarja e Parlamentit, Armelinda Firza.
Rektori Bajraktari falënderoi përfaqësuesit e Parlamentit Studentor për punën e bërë deri më tani, për sukseset e përbashkëta në interes të studentëve dhe tha se studentët e UShAF për nga shkathtësitë dhe njohuritë janë të barabartë me ata të vendeve të zhvilluara.
“Jam krenar me studentët tanë, me punën dhe arritjet e tyre. Do të jemi të bashkuar gjithmonë që të bëjmë më të mirën për zhvillimin e institucionit tonë. Unë jam në shërbimin tuaj sado dhe kurdo që të keni nevojë”, tha rektori Bajraktari dhe theksoi se së bashku me stafin e tij do të mirëpresin sygjerimet dhe idetë e studentëve.
“Bashkëpunimi me Ju, studentë të dashur, do të na qojë përpara, sepse ju e njihni më së miri botën e gjeneratës tuaj. Së bashku do të bëjmë shumë aktivitete, do të zgjerojmë kohën për praktikë edhe më shumë, vetëm që studentët të fitojnë zgjuarësinë që u nevojitet për tregun e punës. Më rritet zemra kur ndëgjoj që institucionet që na kontrollojnë kanë mendim pozitiv për ne. Shpresoj që së bashku do të përforcojmë Universitetin tonë”, theksoi Rektori.
Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, falënderuan rektorin dhe stafin e UShAF që vazhdimisht gjetën përkrahje nga ana tyre dhe premtuan se bashkëpunimi tanimë do të jetë më i fuqishëm.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Orari i ligjëratave – Semestri dimëror për vitin akademik 2023/24 30 Shtator, 2023
- NJOFTIM 29 Shtator, 2023
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit 26 Shtator, 2023
This post is also available in: English