Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari po merr pjesë në Forumin e 11-të Evropian për Sigurim të Cilësisë në Lubjanë
- 18 Nëntor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po marrin pjesë në Forumin e 11-të Evropian për Sigurim të Cilësisë, i cili po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.
Në këtë Forum po marrin pjesë rektorë, prorektorë, zyrtarë për sigurimin e cilësisë në institucione të arsimit të lartë dhe studentë nga shumë universitete evropiane.
Ky Forum i organizuar nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane, ofron një platformë për diskutim, zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave midis aktorëve kryesorë në sigurimin e cilësisë.
Në seancat plenare që do të mbahen përgjatë tri ditëve sa zgjatë ky Forum, me titull:
“Kualiteti në kontekst – përmirësimi rrënjësor”, do të kombinohen diskutimet nga praktika të ndryshme, apo hulumtime të bazuara, ndërsa do të vazhdohet me punëtori për zhvillimet aktuale për sigurimin e cilësisë.
Rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë Forum është e rëndësishme, për faktin se Kosova po bënë përpjekjet maksimale për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, pra edhe në arsimin e lartë.
Rektori ka theksuar se nga ky aktivitet do të mund të marrin nga përvojat e vendeve të zhvilluara, të cilat janë pjesëmarrëse në Forum dhe do të kenë mundësinë të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit me universitete e institucione të arsimit të lartë për të ngritur cilësinë në këtë nivel të arsimit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


