Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari merr Mirënjohje me titull “Personalitet i Vitit” nga Organizatat Joqeveritare Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL)
- 26 Dhjetor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Organizatat Joqeveritare Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL) shpërblejnë rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari “Personalitet i Vitit” për vitin 2017, me Mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e lartë në ngritjen e kapaciteteve kualitative në arsimin e lartë, respektivisht promovimin dhe zhvillimin e UShAF ndër vite.
Rektori Bajraktari tha se ndihet i nderuar dhe jashtëzakonisht i kënaqur nga kjo Mirënjohje, e cila do t’i shërbej si shtytje për punë dhe aktivitete më të shumta në të ardhmën.
Ndërsa kryetari i KVRL, z. Nuhi Çerkini, i cili u zgjedh “Vullnetar i Vitit”, falënderoj rektorin Bajraktari për të gjitha të arriturat në UShAF, me të cilat mburret e tërë komuna e Ferizajt. Sipas tij, aktiviteti i rektorit u reflektua në ngritjen e kapaciteteve dhe resurseve humane, duke qenë figurë kryesore në dhënien e kontributit për arsimimin e rinisë së Ferizajt.
Me Mirënjohje u nderua edhe Profesori i UShAF, z. Fatmir Çerkini, si “Profesor i Vitit” për kontributin shumë vjeçar në arsim, si dhe studenti i UShAF, z. Lulzim Hasani, si “Aktivist i Vitit”.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English

