Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari i ndau mirënjohje koordinatorit të projektit “Euforia”, Iraj Hashi
- 11 Shtator, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Koordinatori i projektit “Euforia”, z. Iraj Hashi nga Universiteti Staffordshire, së bashku me z. Giani Canulloka nga Universiteti Politeknik i Marche-së në Ankona të Italisë dhe z. Jenny Herbert nga Universiteti Staffordshire, qëndruan sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Kjo ishte vizita e fundit e z. Hashi në UShAF, në kuadër të projektit “Euforia”, i cili përfundon në muajin nëntor të këtij viti, me ç’rast rektori Bajraktari në shenjë falënderimi për bashkëpunim të suksesshëm i ndau mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e tij në zhvillimin e Universitetit.
Ndërsa, z. Hashi u nda i kënaqur nga ky bashkëpunim i ndërsjellë dhe falënderoi rektorin Bajraktari për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti.
Projekti ‘’Euforia’’ ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëmin prodhuese – industriale, ku pjesë e tij ishte edhe UShAF-i.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026
