Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Prezantim nga përfaqësuesit e “SUPER VIVA” në UShAF
- 13 Qershor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot e vizituan përfaqësuesit e kompanisë SUPER VIVA, znj. Elita Gota Gojani – menaxhere e burimeve njerëzore, znj. Besarta Ahmetaj – asistente për burime njerëzore dhe z. Eroll Bytyçi – menaxher rajonal, të cilët u pritën nga menaxhmenti i lartë i UShAF.
Prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë, z. Afrim Loku, falënderoi përfaqësuesit e Kompanisë për bashkëpunimin dhe për mundësinë që po ua ofrojnë studentëve, të cilët sipas tij do të pëprfitojnë jo vetëm të mira materiale, por edhe do të kenë mundësinë që të profesionalizohen në drejtimet e tyre, e sidomos me kryerjen e punës praktike.
Znj. Elita Gota Gojani, para studentëve prezantoi programin për funksionimin e Kompanisë, e cila është me një industri në rritje e sipër dhe me mundësi të mëdha të punësimit të kuadrove të reja, në këtë rast për studentët e UShAF. Sipas saj Kompania mund të punësoj studentë për kohë sezonale, e që reflekton në mirëqenien e tyre shoqërore, si dhe ngritje në karrierë. Ndër të tjera u dhanë udhëzimet për mënyrat e aplikimit, si dhe të gjitha benefitet të cilat mund t’i përfitojnë studentët e UShAF nga Kompania.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Studentët e UShAF festuan përfundimin e një etape të rëndësishme akademike në Ceremoninë e Diplomimit 26 Qershor, 2026
- UShAF hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master 24 Qershor, 2026
- Shkëmbim kulturor dhe artistik me komunitetin arbëresh në Kalabri 19 Qershor, 2026


