Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Përfaqësues të projektit EYE të Helvetas vizituan UShAF
- 25 Qershor, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesit e projektit EYE (Enchancing Youth Employment) të Helvetas, Tim Sparkman – Drejtor i këtij Projekti dhe Lea Shllaku – Menaxhere e Lartë e Intervenimit.
Rektori Bajraktari dhe drejtori Sparkman gjatë këtij takimi diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve. Rektori Bajraktari i foli atij për historikun e Universitetit, vizionin, misionin, programet, studentët, stafin akademik, lidhjen e mirëfillt me industrinë dhe suksesin e arritur në saje të kësaj lidhjeje.
Përfaqësuesit e këtij Projekti në fund vizituan laboratoret e Universitetit dhe u ndanë të kënaqur me atë që panë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF kërkon përkrahjen e ambasadave dhe partnerëve ndërkombëtarë: Mos lejoni që ministri Hajrulla Çeku ta mbyllë universitetin 5 Gusht, 2026
- Industria dhe biznesi rreshtohen në mbështetje të UShAF-it: Partneriteti për dijen dhe zhvillimin e Kosovës 3 Gusht, 2026
- Mbyllja e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj bëhet lajm ndërkombëtar 1 Gusht, 2026
