Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Përfaqësues të GIZ për Kosovë vizituan UShAF
- 20 Nëntor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ, znj. Jehona Serhati, z. Edmond Gashi dhe z. Xhelal Derguti.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë për bashkëpunim në mes të UShAF dhe organizatës GIZ në fushën e orientimit në karrierë, si dhë në fushat tjera rreth bashkëpunimit me diasporën.
Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e GIZ për dëshirën që të bashkëpunojnë me UShAF dhe njoftoi ata me historikun e Universitetit, programet të cilat i posedon, numrin e studentëve, si dhe me të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar si Universitet i ri.
Po ashtu, rektori foli edhe për Bordin Industrial, i cili është pjesë ë UShAF dhe ndihmën që i ofron ky Bord Universitetit dhe shumë të tjera që e bëjnë të veçant dhe unik UShAF. Po ashtu, foli edhe për bashkëpunimet ndërkombëtare dhe përfitimet që Universiteti ka nga ato.
Ndërsa, përfaqësuesit e GIZ, falëndëruan rektorin për mikëpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Gjithashtu treguan edhe interesimin e tyre që të bashkëpunojnë me Universitetin e vetëm të Shkencave të Aplikuara në Kosovë. Po ashtu, treguan edhe për disa pjesë përbërëse dhe qëllimet e programit të tyre të bashkëpunimit.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English

