Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Njoftim
- 23 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
Zyra Erasmus+ në Kosovë, organizon Ditën Informuese për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), e cila do të mbahet më 26 Nëntor 2018, duke filluar nga ora 9:30 për IAL-të, si dhe nga ora 14:15 sesioni për studentët.
Në këtë Ditë Informuese, Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me zyrtarë nga zyra e BE-së në Kosovë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesëve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
Dita informuese do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027! 11 Nëntor, 2026
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR 10 Nëntor, 2026
- Këshilli Drejtues i USHAF-it zgjedh Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu Ushtruese të Detyrës së Rektorit 5 Nëntor, 2026