Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Njoftim për aplikim në studime të nivelit master në UShAF
- 10 Shtator, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hapë konkurs për të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të fillojnë studimet master në vitin akademik 2019/20.
Studimet master organizohen në këto programe:
– Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
– Arkitektura dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri;
– Inxhinieria dhe Informatika
Të tri programet që ofrohen për studime master, janë atraktive dhe mjaft të kërkuara në treg, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.
Me këto mundësi që ofron, UShAF mbetet një nga mundësitë më të mira për të ardhmen e të rinjve, të cilët duke qenë më afër tregut dhe profesionalisht të ngritur, i ndihmojnë zhvillimit të vendit.
Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 03/2018, për t’u regjistruar në studimet master, kandidatët duhet të kenë dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja.
Për t’u informuar më tepër rreth aplikimit dhe nivelit të kërkuar të gjuhëve të huaja, si dhe testimit të gjuhëve të huaja, mund të vini në Zyrën e Shërbimit të studentëve në UShAF nga data 11.09.2019 – 16.09.2019.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026