Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u mbajt punëtori me Ambasadoren e Lumturisë Maura Sweeney
- 19 Nëntor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt punëtori për Lidership me Ambasadoren e Lumturisë të emëruar nga UNESCO, znj. Maura Sweeney, e cila është organizuar nga Organizata “Leadership Development Association Albania in Kosovo”.
Fillimisht, ambasadorja Sweeney u prit nga prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku, i cili falënderoi Ambasadorën që për herë të dytë po e viziton UShAF dhe se po ndanë me studentë eksperiencat e saj.
Gjatë punëtorisë, ambasadorja Sweeney shfaqi eksperiencat e saj rreth lidershipit dhe influencimit, ku kishte interaktivitet të madh mes saj dhe studentëve.
“Secili prej jush mund të jetë i veçantë në mënyrën e vet dhe mund të bëheni fuqia dhe përsosmëria e një shteti të ri që ka shumë për të dhënë. Besoni në veten tuaj dhe do të arrini idealet e larta. Bëhuni gur i artë dhe shtylla që të tjerët dëshirojnë të arrijnë”, tha Ambasadorja para studentëve.
Pjesë e punëtorisë ishin edhe Marie – Christine Egger, nënkrytare për Kulturë në komunën e Ambilly të Francës, si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Mexhide Mjaku – Topalli.
Organizata “Leadership Development Association Albania in Kosovo” në krye me z. Lulzim Hasani, e falënderoi menaxhmentin e UShAF për mikpritjen dhe mundësinë që këtë punëtori ta mbajnë në Universitet.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English

