Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u mbajt ligjëratë nga Indira Kartallozi – drejtoreshë e ‘’Kaleidoscope Futures’’, Angli
- 17 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin që të dëgjojnë një ligjëratë mjaft interesante nga znj. Indira Kartallozi, drejtoreshë e ‘’Kaleidoscope Futures’’.
Fillimisht, znj. Kartallozi u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për kohën e ndarë për UShAF dhe bashkëpunimin reciprok, ndërsa studentëve iu tha se ne përveç plan – programeve tona, sigurohemi që ju vazhdimisht të paiseni edhe me informacione shtesë të natyrave të ndryshme nga vendet e zhvilluara perëndimore.
Ndërsa, znj. Kartallozi falënderoi rektorin për mundësinë e dhënë që përvojat e saj të marra nga vende të ndryshme të Botës t’i transmetoj tek bashkëvendasit e saj në Kosovë.
Në ligjëratën e mbajtur para studentëve ajo u spjegoi atyre për qëndrueshmërinë e bizneseve si një e ardhme e Kosovës dhe ndërmarrjeve sociale. Ajo u foli studentëve për trendet botërore,të cilat sipas saj nxisin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik krahas mbrojtjes së ambientit.
Indira Kartallozi vjen nga qyteti i Pejës, e cila në moshë të re ka migruar në Angli. Ajo përveç kompanisë ‘’Kaleidoscope Futures’’, ka qenë udhëheqëse edhe në vende të ndryshme të Botës, si në: Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij 13 Nëntor, 2026
- DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE 13 Nëntor, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Nëntor, 2026



