Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në kuadër të mobilitetit po mbahet punëtori në UShAF
- 17 Prill, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit Stafi Akademik & Studentët për mobilitet në UShAF
Dekani, Jan Cetner nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, po qëndron në UShAF në kuadër të mobilitetit akademik, me ç’rast po mbanë Punëtori me studentët e Fakultetit të Menaxhmentit, me tema rreth fushës së ekonomisë.
Dekani Cetner u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe mundësinë e dhënë studentëve për përcjelljen e përvojave mësimore nga Universiteti prej nga vjen.
Gjatë kësaj punëtorie studentët po njoftohen dhe po pajisen me njohuri të fokusuara në marketing, si dhe përcjelljen e përvojave shumë vjeçare të dekanit Cetner, të rëndësishme në mes të industries dhe marketingut, si shtytës kryesor i biznesit.
Po ashtu, dekani Cetner u foli studentëve për mënyrat se si të bëhesh një inxhinier i sukseshëm, për procesin social dhe menaxherial, mallërat dhe shërbimet, diferencën në mes të ekonomisë dhe marketingut, etj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


