Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Mundësi bashkëpunimi mes UShAF dhe Kompanive ‘’AYT CAREER’’ dhe ‘’AlbaBerisha Consulting’’
- 18 Janar, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim drejtorin e Kompanisë turke ‘’AYT CAREER’’, z. Hakan Bahadir SERT dhe drejtoreshën e Kompanisë ‘’Alba Berisha Consulting’’, znj. Albana Berisha, me të cilët u dakorduan që së shpejti të lidhin Marrëveshje Bashkëpunimi.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të UShAF dhe këtyre dy kompanive, për punësim sezonal të studentëve të Fakukltetit të Hotelerisë dhe Turizmit në shtetin e Turqisë, si dhe për mënyrat dhe modalitetet e bashkëpunimit.
Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e kompanive për mundësinë e dhënë studentëve të UShAF dhe theksoi se përveç punës praktike që do të bëjnë studentët, ky bashkëpunim do të ndikoj në performancën profesionale të tyre, si dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.
‘’Kemi studentë të përgatitur mirë, të përgjegjshëm, të cilët shpresoj se do të bëjnë përfaqësim dinjitoz të Universitetit gjatë kryerjes së punëve sipas Marrëveshjes, e cila do të bëhet në një të ardhme të afërt, kur edhe do të filloj implementimi i saj’’, tha Rektori.
Ndërsa, z. Hakan Bahadir SERT, tha se kemi besim të plotë në studentët e UShAF, të cilët vijnë me një kulturë dhe traditë ndryshe nga vendet tjera me të cilat kemi Marrëveshje, andaj besoj se do të arrijmë rezultate të kënaqshme nga të dyja palët.
Drejtoresha e Kompanisë ‘’Alba Berisha Consulting’’, znj. Albana Berisha, ndër të tjera foli rreth modaliteteve të Marrëveshjes lidhur me kriteret e studentëve që do të përzgjidhen, benefitet e studentëve, si: pagesa, akomodimi, ushqimi, sigurimi dhe udhëtimi i studentëve.
Kompania turke, ‘’AYT CAREER’’, është e licencuar nga ministria përkatëse turke dhe vepron në vendet: Rusi, Kirgistan dhe Ukrainë, ku për çdo vit punëson studentë nëpër hotelet me renome në Antalya të Turqisë. Ndërsa Kompania ‘’Alba Berisha Consulting’’ nga Kosova është Kompani ndërmjetësuese e licencuar.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English

