Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi mes USHAF dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës
- 1 Dhjetor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Faculty of Management Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari ka pritur në takim rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, z. Bari Musabelliu me delegacion, ku te dyja palët u shprehën të gatshëm që të fillojnë bashkëpunimin në fushën e Arsimit të Lartë dhe Shkencës.
Marrëveshja u nënshkrua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe të dy rektorët u pajtuan që të fillojnë shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve qysh në muajin prill të këtij viti.
Rektori Bajraktari, gjatë takimit foli për sfidat dhe të arriturat e Universitetit dhe për studentët të cilët kanë filluar që të tregohen të suksesshëm në tregun e punës.
“Ndihem shumë me fat që studentët do të kenë mundësinë që të marrin nga përvoja e
Universitetit Bujqësor të Tiranës, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë dhe 5 nga profesorët e USHAF-it’’, tha rektori Bajraktari.
Ndërsa rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, z. Bari Musabelliu uroi rektorin Bajraktari për të arriturat e USHAF-it dhe tha se të dyja Universitetet do të punojnë së bashku dhe do të ndihmojnë njëri – tjetrin, në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe stafi akademik.
Pjesë e delegacionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës ishin, z. Remzi Keco – zëvendësrektor për mësim, z. Leonidha Peri – Dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe profesori z. Arben Bejtja.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- U.D. e Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu, takon stafin dhe thekson bashkëpunimin e përgjegjësinë për zhvillimin e UShAF 12 Nëntor, 2026
- Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027! 11 Nëntor, 2026
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR 10 Nëntor, 2026


