Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Korporatës Energjetike të Kosovës
- 4 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Në vazhdën e sukseseve të bashkëpunimit me subjektet ekonomike, sot UShAF lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, për punën praktike të studentëve.
Marrëveshja u nënshkrua në lokalet e Korporatës Energjetike të Kosovës nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.
Rektori Bajraktari falënderoi këtë institucion për mundësinë që po ua jep studentëve dhe shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, i cili do të jetë i dobishëm për përgatitjen profesionale të studentëve, të cilët, si të përgatitur mirë, do të japin kontribut më të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.
Po ashtu, rektori theksoi se kjo Marrëveshje do të jetë e dobishme edhe për KEK-un, sepse sipas tij kjo Korporatë do të mund të përfitojë nga stafi akademik i UShAF në aspektin profesional.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Gjukaj, shprehu knaqësinë për këtë bashkëpunim dhe premtoi se do të kontribuojnë në të gjitha aspektet në mënyrë që studentët të profesionalizohen në drejtimet e tyre.
Korporata Energjetike e Kosovës – KEK është gjeneruesi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | ||||
4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit vizitojnë atraksionet turistike të komunës së Ferizajt 1 Dhjetor, 2023
- Thirrje e hapur për Mobilitet të Studentëve nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit, Varshavë 29 Nëntor, 2023
- Shënimi i festave të nëntorit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizajit: Kujtimi i Identitetit dhe Lirisë 27 Nëntor, 2023
This post is also available in: English