Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ligjëratë për studentët e UShAF nga arkitekti Ilir Murseli
- 8 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, patën rastin të ndëgjojnë një ligjëratë nga arkitekti i njohur kosovar, z. Ilir Murseli i cili prezantoj para studentëve punën e tij shumë vjeçare me projekte të mëdha në Kosovë dhe jashtë saj.
Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën rastin të njoftohen me materialet që duhet aplikuar në interier dhe mobilje, formësimi i hapësirës, ndriçimi, përcaktimi i stilit në interier, procesi nga dizajnimi i projektit, deri tek implementimi i tij.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari e falënderoi arkitektin Murseli për ndarjen e përvojës së tij me studentë dhe tha se ligjërata të tilla janë shumë të dobishme për zgjerimin e njohurive për studentët e arkitekturës.
Ndërsa, Muhamet Ymeri profesor i këtij fakulteti tha se sjellja e arkitektit Murseli në Universitet kishte për qëllim që studentët në lëndën “Stilet në Interier dhe Dizajnimi i Hapësirave Komerciale” të fitojnë njohuri të reja me zhvillimet e fundit direkt nga byrotë projektuese arkitektonike.
Ilir Murseli është pronar i byros projektuese “Murseli Architects and Partners”, e bazuar në Prishtinë dhe me veprim internacional në fushën e dizajnit arkitektonik dhe ndërtimtarisë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026



