Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Lajmërim
- 22 Shkurt, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 22.02.2017 e deri më 24.02.2017 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2016/17 dhe i semestrit dimëror për ata studentë që nuk e kanë regjistruar ende.
Studentët e vitit të parë edhe pse semestrin e kanë pa pagesë, duhet të vijnë t’a plotësojnë fletëregjistrimin për semestrin veror 2016/17.
Gjithashtu studentët në nivelin Master në vitin e dytë, edhepse semestrin e IV (katërt) e kanë papagesë, duhet të vijnë t’a plotësojnë fletregjistrimin për semestrin veror 2016/17.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të shkarkohen fletëpagesat për semestër.
Njëherit ju njoftojmë se gjatë kësaj periudhe Zyra e Shërbimit të Studentëve do të punoj me studentë edhe të enjteve.
Ferizaj, 22.02.2016
NGA ADMINISTRATA QENDRORE
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.