Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe pronari i Kompanisë “EFD”, Drilon Rexhepi, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për të realizuar punën praktike të studentëve.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, sot priti në takim Ministrin e Ministrisë të Zhvillimit Rajonal (MZHR), z. Fikrim Damka, i cili ishte i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, z. Besim Kamberaj.
Klasteri i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës së bashku me Univesitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon trajnime për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, për kurset: Automatizimi i procesit të prodhimit Programimi i PLC-ve dhe Hidraulikë dhe Pneumatikë Studentët në fund të këtyre kurseve do të certifikohen, gjithashtu […]
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të cilët për shkak të Pandemisë, nuk i kan marrë ID-kartelat, se tani ato mund t’i marrin te zyrtari i TI-së, Njazi Ramadani, duke filluar nga data 15.06.2021, çdo ditë nga ora 10:00 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 15:00.
Në kuadër të planifikimit të projekteve të reja në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim përfaqësuesit e Aligning Education for Employment (ALLED2), znj. Evka Heder, udhëheqëse e projektit dhe z. Anton Gojani, koordinator për sigurim të cilësisë.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Qershorit 2021.
Leona Jahiri, është studente e vitit të dytë në drejtimin Menaxhment në Hoteleri dhe Turizëm, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit.