Universiteti Teknik i Rigas në Letoni (RTU) në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për bursa për mobilitet, për semestrin pranveror 2023. Thirrja për Mobilitet përmban 6 bursa për mobilitet të studentëve dhe 2 për mobilitet akademik, në nivel të Kosovës. 

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 24.10.2022.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së procedurës së aplikimit dhe listës së lëndeve, klikoni në këtë link: 

RTU Erasmus:  https://incomingexchange.rtu.lv/  

Lista e lëndëve dhe informacione të përgjithshme rreth studimeve : https://international.rtu.lv/course-list-for-exchange-studies/