Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 03.09.2021 dhe 04.09.2021 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 25.08.2021 deri më 31.08.2021 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2021.
Në kuadër të projektit “Rritja e Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”, mbështetur nga Programi Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare dy-ditore mbi Mësimin Akademik dhe Kërkimin në shkencat natyrore, njerëzore dhe shoqërore: Roli kryesor i Teknologjisë dhe Inovacionit (ICALaRTI).
Njoftohen të gjithë të rinjt që dëshirojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe të cilët kanë vështirësi gjatë aplikimit, se mund të kyqen në linkun ushaf.net/apliko dhe të kryejnë aplikimin.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Shtator 2021.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2021/22.
Pas vendimeve të marra nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) me datë 27.07.2021, për akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/22.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ju njofton se këtë vit akademik konkursi për studentë të rinjë për vitin akademik 2021/22, do të hapet gjatë muajit gusht ose shtator.
Në Universitetin e Zagrebit në Kroaci është mbajtur punëtori dy ditore më 15 dhe 16 korrik 2021 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve
Pikturat e Irena Toma kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar, me një numër të kënaqshëm të pikturave të shitura.