Universiteti i Shkencave të Aplikuar në Ferizaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi  me Institutin e Kosovës për Administrate Publike(IKAP)  për të promovuar dhe organizuar aktivitete të përbashkëta dhe programe trajnimi, në ndërtimin e kapitalit human të stafeve respektive të dy institucioneve.

Për këtë qëllim, Rektori i Universitetit,  prof. Dr. Agron Bajraktari  mirëpriti zv. Drejtorin e përgjithshëm të IKAP, z. Enver Haxhija dhe Zv.Drejtorin e Drejtorisë së Trajnimeve- IKAP,  z. Hetem Idrizi me të cilët shkëmbyen informacione në lidhje me misionin dhe objektivat e dy institucioneve relevante dhe mbi fushat në të cilat mund të ndërtojnë bashkëpunim.

Në kuadër të këtij Memorandum Mirëkuptimi, UShAF dhe IKAP ranë dakord të bashkëpunojnë, ndër tjerash në: Ndarjen e praktikave dhe njohurive të mira dhe organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe punëtorive të përbashkëta, në fushat për të cilat palët bien dakord reciprokisht; Organizimin e trajnimeve për stafet respektive te të dyja institucioneve në përputhje me politikat dhe strategjitë dypalëshe; Ndarja e njohurive dhe ekspertizës për zhvillimin e botimeve të përbashkëta, librave, raporteve, përmbledhjeve të politikave, etj. si dhe aktivitete tjera me interes të ndërsjellët të palëve.

Në fund të takimit, pro-rektorja për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, Prof.Ass.Dr. Fakije Zejnullahu,  i shoqëroi përfaqësuesit e IKAP nëpër hapësirat e UShAF për t’i njoftuar me laboratorët, punët e studenteve dhe asetet tjera te Universitetit.