Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Naim Ismaili vizitoi UShAF
- 31 Janar, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Naim Ismaili, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Rektori Bajraktari shprehu mirënjohje për vizitën e kryetarit Ismaili dhe e informoi atë për veprimtarinë e UShAF që nga themelimi si institucion i arsimit të lartë e deri më tani, sfidat dhe të arriturat gjatë viteve si Universitet, kushtet dhe programet e studimit që ofron, si dhe interesimin e madh të të rinjëve të Kosovës dhe më gjerë për të studiuar në këto programe.
Po ashtu, rektori e informoi kryetarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me kompanitë vendore, si dhe ndihmën që i bëjnë këto kompani Universitetit përmes Bordit Industrial në zhvillimin e planprogrameve.
Ndërsa, kryetari Ismaili u nda i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimin e UShAF dhe premtoj mbështetje për Universitetin nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027! 11 Nëntor, 2026
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR 10 Nëntor, 2026
- Këshilli Drejtues i USHAF-it zgjedh Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu Ushtruese të Detyrës së Rektorit 5 Nëntor, 2026
