Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Drilon Rexhepi, student i USHAF fiton “Garën Studentore të Dizajnit 2016” në konkurrencë me studentët më të talentuar të Kosovës
- 20 Tetor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i përfaqësuar nga studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve, mori pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2016”, e cila është pjesë e Konventës së Parë të Industrisë së Drurit në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe Universiteteti i Prishtinës, Kolegji UBT dhe Kolegji AAB.
Të pranishëm në Konventë ishin edhe zyrtarë të lartë dhe profesorë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilët mbajtën ligjëratë për Industrinë e Drurit, ku më shumë i dhan rëndësi bashkëpunimit të Institucioneve me Biznese.
Pas ceremonisë së certifikimit të studentëve pjesëmarrës u bë ndarja e çmimeve për dizajnin më të mirë, ku me çmimin e parë u shpërblye Drilon Rexhepi, student i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë i takoi Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka uruar studentin Rexhepi për këtë çmim, ndërsa ka thënë se studentë të tillë janë indikacioni më i mirë se universiteti më i ri publik në Kosovë po ecën sigurt drejt arritjes së synimeve për cilësi në studime dhe nxjerrjen e kuadrove të përgatitura me shkathtësi dhe kompetenca.
Rektori Bajraktari, po ashtu, ka falënderuar mësimdhënësit e Universitetit për punën e palodhshme me studentët, si nga ana teorike, ashtu edhe nga ajo praktike në ndërmarrje.
Konventa e Industrisë së Drurit është ngjarje që organizohet çdo vit ku takohen të gjithë përpunuesit e drurit dhe akterët e tjerë në Kosovë, ku u jepet mundësia të shkëmbejnë informata dhe të bëjnë biznes.
Konventa e Industrisë së Drurit është ngjarje që organizohet çdo vit ku takohen të gjithë përpunuesit e drurit dhe akterët e tjerë në Kosovë, ku u jepet mundësia të shkëmbejnë informata dhe të bëjnë biznes.
Konventa e Parë e Industrisë së Drurit u organizua nga EMPOWER, Sektori Privat i USAID-it, në partneritet me SIDA-n dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, ndërsa u mbështet edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Banka ProCredit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ejani të takoni universitetet franceze në Institutin Francez të Kosovës më 23 nëntor! 18 Nëntor, 2026
- Hajrullah Çeku dhe Afrim Loku kërcënojnë Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj: nëse nuk pranohet Afrim Loku, do të ndalen fondet dhe do të bllokohet akreditimi i programeve! 17 Nëntor, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit 16 Nëntor, 2026



