Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është mbajtur Tryeza e organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), me temën “Zhvillimi i turizmit kulturor si formë e kontributit në rritjen lokale ekonomike të vendbanimeve”
Në Asociacionin e Universiteteve Evropiane në Bruksel është mbajtur punëtori dy ditore më 09 dhe 10 mars 2023 me institucionet partnere të projektit STAND për autonomin dhe fuqizimin institucional.
Në këtë ditë feste të veçantë, duhet të kujtojmë sakrificën e gruas shqiptare ndër shekuj për të ngritur dhe fuqizuar familjen dhe në këtë mënyrë edhe kombin tonë. Ato lindën e edukuan djemë e vajza që luftuan për liri, e po ashtu edhe intelektualë që i frymëzuan me ndjenjën e atdhedashurisë dhe dëshirën për punë […]
Për nderë të Epopesë së UÇK –së, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është mbajtur një takim për të kujtuar veprën heroike të familjes Jashari. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajrakari në fjalimin e tij të mbajtur gjatë këtij takimi tha: “Ne, gjenerata jonë dhe shumë gjenerata para nesh përjetuam […]
Të nderuar mësimdhënës, Sot po shënojmë një ditë të veçantë, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! Kjo ditë na kujton mësimdhënësit shqiptarë, që sakrifikuan shumë dhe nuk u ndalën asnjëherë duke dhënë kontributin e tyre në arsimimin dhe edukimin e popullit tonë.
Për t’u informuar më shumë rreth programit të Inovatorëve të rinj (Youth Innovators Program), për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, udhëheqësit e GIZ ITP Digital Transformation Centre (DTC), të mërkuren me datë 08.03.2023 nga ora 09:00 do të organizojnë sesion informues. Vendi: Amfiteatri i madh në UShAF!
Shabanin, Ademin, Hamzën dhe gjithë familjen Jashari i kujtojmë dhe nderojmë përmes Epopesë së UÇK-së, sikur që kujtojmë gjithë ata që jetën ja falën Kosovës dhe shqiptarëve ju siguruan liri dhe të ardhme.
Është hapur thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të rinj (Youth Innovators Program) për studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe shtatë Universiteteve dhe Kolegjeve tjera partnere, pjese e Crosscience Initiative
Në kuadër të Programit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Tryezë diskutimi me temë “Mësimnxënia me studentin në qendër, mundësitë dhe sfidat në arsimin e lartë në Kosovë”, me ekspertë për reforma në arsimin e lartë (HERE).
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 20.02.2023 e deri më 03.03.2023 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2022/2023. Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- KONKURS, PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF. 17 Qershor, 2025
- UShAF organizon punëtori për përditësimin e Planit për Barazi Gjinore 17 Qershor, 2025
- URIME DITA E ÇLIRIMIT, KOSOVË! 13 Qershor, 2025