Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po marrin pjesë në Panairin e Punës 2017 dhe ata kanë një hapësirë ku po japin informacione për të gjithë të interësuarit në lidhje me funksionimin e Universitetit.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar që UShAF ka me këtë Universitet (në kuadër të programit Erasmus+).
Prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), z. Afrim Loku dhe z. Sulejman Meta, kanë marrë pjesë në takimin me delegacionin nga Universiteti “James Madison” i Virgjinias (ShBA), i cili është mbajtur në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.
Në vazhdën e sukseseve të bashkëpunimit me subjektet ekonomike, sot UShAF lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, për punën praktike të studentëve.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i USHAF-it, se për nderë të Festës së 1 MAJIT, Ditës Ndërkombëtare të Punës, me datën 01.05.2017 nuk do të punohet.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj priti sot përfaqësuesit e bizneseve të Industrisë së Drurit të regjionit të Ferizajt dhe më gjerë. Në këtë takim u bë rishikimi i kurrikulës së programit të ri mësimor “Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri”, i cili akutualisht gjendet në procesin e akreditimit.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos” kanë lidhur Marrëveshje Bashkpunimi ndërinstitucionale, me të cilën studentët e këtij Universiteti do të mund të kryejnë punën praktike, por edhe të punojnë temat e diplomës.
Lajmërohen studentët e departamentit: “INXHINIERI INDUSTRIALE ME INFORMATIKË”, viti i dytë dhe i tretë – semestri i IV-të dhe VI-të, si dhe grupi i studentëve të departamentit: “MENAXHMENT INDUSTRIAL”, viti i dytë – semestri i IV-të, të cilët kanë përzgjedhë lëndën: “Mekanika e Aplikuar e Rrymimit”, se me datën: 26.04.2017, mësimi praktik do të realizohet […]
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot eksperten në kuadër të projektit “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës – ALLED”, znj. Michaela Handke, me të cilën bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit mes UShAF dhe këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i USHAF-it, se për nderë të festës së Pashkëve Katolik dhe Pashkëve Ortodoks, me datën 17.04.2017 nuk do të punohet.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 27 Dhjetor, 2024
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024